March 25, 2011

Si të postoni postet nga blogu direkt në Twitter

Nëse ju keni një blog dhe jeni përdorues i Twitter, atëherë këtu do të ju tregoj se si të postoni postet e blogut direkt nga blogu në Twitter, në këtë mënyrë ndjekësit e tu në Twitter mund të marrin vesh për përditësimet e blogut. Po ta bëni këtë punë manualisht është shumë e mërzitshme. Kështu që ju duhet dicka që cicëron postet tuaja automatikisht nga blogu në Twitter.



Ka shumë faqe qe ofrojnë këtë shërbim, por unë do të përdori Google FeedBurner dhe gjithashtu shkurtuesin e linqeve, shërbime kto të ofruara nga Google, linku shkurtohet me linkun http://goo.gl/tekst

Nëse përdorni FeedBurner atëherë ndiqni hapat e meposhtëm e nëse jo, atëherë regjistrohuni në FeedBurner.

1. Klikoni në menynë Publicize.

2. Klikoni opsionin Socialize në anën e majtë.

3. Kliko Add Twitter Account dhe lejo aksesin në llogarinë tënde në Twitter.

Tek Additional Text mund të shkruani #shqip #kosova #albania (etiketat që përdoren me shumë në Twitter).

Kliko poshtë Activate dhe përfundoi.
Abonohuni në Blogger Albania përmes RSS feed për të marrë të gjitha të rejat në e-mailin tuaj, ose na ndiqni në Twitter.
Emri: E-mail:

0 komente:

Post a Comment

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi që të siguroheni që pyetjen ta formuloni sa më qartë në mënyrë që ne ta kuptojmë dhe të ju kthejmë përgjigje të plotë. Mos reklamoni në komente, gjithashtu mos fyeni, shani etj. Sepse të gjitha komentet moderohen nga ne e pastaj publikohen në portal.