November 8, 2011

Faqja zyrtare e Blogger Albania në Google+

Blogger Albania çdo ditë po vazhdon të zgjerohet nëpër rrjetet e ndryshme sociale dhe tani mund ta shtoni edhe në rrathët tuaj në Google+.

Prej tani mund të na ndiqni edhe në faqen tonë zyrtare në Google+, por edhe në rrjetet e tjera sociale, Facebook, YouTubeTwitter.
November 6, 2011

Me fat Kurban Bajrami 2011

Në emër të stafit të Blogger Albania të gjithë besimtarëve muslimanë ua urojmë Festën e Kurban Bajramit.

Paqja, mirëkuptimi, shpresa, toleranca dhe mëshira mbizotërofshin përherë në familjet tuaja.

 Me Respekt: Stafi i Blogger Albania.
November 1, 2011

Shtoni kutinë e biografisë së autorit

Ky është një mësim jo edhe aq i vështirë, fjala është për kutinë e biografisë së autorit, i cili do të shfaqet në çdo postim tuajin. Unë jam shumë i sigurtë së ju e keni parë këtë që po flas unë në blogjet e WordPress. Por jo vetëm WordPress mund ta bëjë këtë, edhe përdoruesit e Blogger mund ta bëjnë këtë shumë lehtë.