May 13, 2012

Blogger me Lightbox zyrtar


Lightbox është opcioni tjetër i ri nga Google për platformën Blogger. Kur ju klikoni mbi ndonjë foto në blogjet e Blogger, atëherë fotoja do të hapet në Lightbox-in zyrtar të Blogger, të ngjashëm me fotografitë e Google+.

May 11, 2012

Ndryshoni pamjen e blogut për celularë

Blogger tani ju mundëson që të ndryshoni pamjen blogut tuaj për celularë. Ju mund të zgjidhni një pamje të blogut tuaj për celularë nga 27 pamje të ndryshme. Ju nuk mund të dizajnoni një pamje për celularë, por ju mund t'i përdorni pamjet që janë në dispozicion.

Të gjitha këto pamje vijnë me Thumbnails për postimet e bëra në blog. Ju mund të navigoni shumë lehtë nëpër blog përmes celularit, sepse Blogger ka krijuar disa pamje shumë të pastërta.

Këtu mund të shikoni se si duket blogu ynë në një iPhone 3G:

Ndryshoni pamjen e blogut tuaj duke ndjekur hapat e mëposhtëm.

1. Shkoni tek Blogger, por në versionin http://draft.blogger.com/
2. Shkoni tek rubrika Template.


3. Klikoni tek opsioni Mobile.

4. Në dritaren e re të hapur, ju mund të zgjidhni një nga 27 pamjet e ofruara nga Blogger. Zgjidheni pamjen që ju pëlqen. Përdoreni menynë rrëshqitëse për të parë të gjitha pamjet.
5. Pasi të keni zgjedhur pamjen që ju ka pëlqyer juve, klioni Save.

Nëse ju vizitoni blogun tuaj nga ndonjë celularë, iPhone, Samsung, Nokia etj, atëherë blogu juaj do të merr pamjen e celularit automatikisht.