Blogger tani ka shtuar edhe tiparin e ri, cili gjendet vetëm në editorin e ri të posteve dhe vetëm në panelin e ri http://draft.blogger.com/. Më parë duhej bërë Share nga YouTube ose duke kopjuar kodin Embed për ta vendosur në blog, ndërsa tani Blogger ka shtuar dy opsione të reja, atë të kërkimit të videove dhe vidoet e ngarkuar nga ju në YouTube.
Siç thashë edhe me parë ky tipar është vetëm në panelin e ri të Blogger, pra http://draft.blogger.com/, nëse ende përdorni panelin e vjetër është koha që të kaloni në të riun.
Tani shkoni tek paneli juaj tek Blogger, pastaj kliko New Post dhe klikoni tek menyja video, si në foto:
Kërkoni ndonjë këngë apo video të preferuar, të cilën dëshironi ta vendosni në blog.
Pasi të klikoni Select ju mund të ndryshoni titullin, përshkrimin, dimensionet e videos e të tjera e pastaj të klikoni Publish Post. Nëse dëshironi të vendosni videot e ngarkuara nga ju në YouTube klikoni tek opsioni My YouTube videos dhe zgjidhni këngën.
Përfundoi.
January 22, 2012
Abonohuni në Blogger Albania përmes RSS feed për të marrë të gjitha të rejat në e-mailin tuaj, ose na ndiqni në Twitter.
0 komente:
Post a Comment
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi që të siguroheni që pyetjen ta formuloni sa më qartë në mënyrë që ne ta kuptojmë dhe të ju kthejmë përgjigje të plotë. Mos reklamoni në komente, gjithashtu mos fyeni, shani etj. Sepse të gjitha komentet moderohen nga ne e pastaj publikohen në portal.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)