Paneli i ri i Blogger ju lejon të ndryshoni favicon-in e blogut tuaj me disa klikime. Ky funksion është shtuar që disa kohë.
Nëse ju nuk jeni të sigurtë se cfarë është Faviconi, atëherë ju mund t'i referoheni fotografisë së mëposhtme:
Faviconi i Blogger është një Favicon që lehtë mund të zëvëndësohet me një favicon tuajin që e keni krijuar vetë ose e keni marrë në internet.
Për të ndryshuar Faviconin në Blogger, ndiqni hapat e mëposhtëm:
1. Shkoni tek Blogger dhe shkoni tek Design > Page Elements.
2. Klikoni në linkun Edit tek opsioni Favicon.
3. Klikoni butonin Browse dhe zgjidhni një favicon të përshtatshëm për blogun tuaj nga kompjuteri juaj.
4. Pasi që Faviconi është ngarkuar, ju do të shihni faviconin që sapo keni zgjedhur në kompjuterin tuaj dhe për ta ruajtuar atë favicon, klikoni në butonin Save.
5. Ruani ndryshimet dhe gjithcka është në rregull.
Pyetje të zakonshme:
1. Kam ndryshuar Faviconin, por ende po shfaqet i faviconi i vjetër. Pse?
- Ju vetëm duhet të fshini të gjitha cookie-t e shfletuesit tuaj dhe pastaj përsëri të ngarkoni faviconin e dëshiruar.
2. A mbështet vetëm ikona e formatit të caktuar?
- Ju mund të përdorni fotografi të ndryshme. Blogger automatikisht do të ndryshoj formatin e tyre, por fotografia duhet të jetë më e vogël se 100KB.
3. Ku mund të gjejmë / shkarkojmë Favicionët?
- www.iconspedia.com , vetëm shkarkoni në versionin .ico. Por, ju mund të gjeni më shumë rezultate edhe në Google.
April 20, 2012
Abonohuni në Blogger Albania përmes RSS feed për të marrë të gjitha të rejat në e-mailin tuaj, ose na ndiqni në Twitter.
0 komente:
Post a Comment
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi që të siguroheni që pyetjen ta formuloni sa më qartë në mënyrë që ne ta kuptojmë dhe të ju kthejmë përgjigje të plotë. Mos reklamoni në komente, gjithashtu mos fyeni, shani etj. Sepse të gjitha komentet moderohen nga ne e pastaj publikohen në portal.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)